Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 April 2026
Vizion fokus

Bayern-Real, “magji” në Vizion Plus! Sonte superdueli i Ligës...

Hoqi organin e gabuar gjatë operacionit, kirurgu nga Florida...

Vuçiç shton investimet në ushtri: Situata ka ndryshuar për...

Mëngjesi i Vëllazërimit bashkon komunitetet fetare në lutje për...

Veliaj mungoi, shtyhet seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të...

“Shqipëria 2030 në BE më shumë se një aspiratë”,...

“Bota përmbys”, ish-kryebashkiaku i New York “bëhet shqiptar”, Rama:...

Sanchez: Marrëdhënie të forta me Kinën në interes të...

Trump thotë se nuk planifikon zgjatjen e armëpushimit me...

Barcelona i thotë lamtumirë Champions League, Atletico në gjysmëfinale!...

Pagoi Nuredin Dumanin 120 mijë euro që t’i vriste gruan, dërgohet në gjyq avokati Alban Bengasi

9 Shkurt 10:48

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur (SPAK) ka dërguar për gjykim avokatin Alban Bengasi, i cili akuzohet se ka paguar Nuredin Dumanin 120 mijë euro për t’i vrarë bashkëshorten.

Ngjarja ka ndodhur më datë  30.01.2020, rreth orës 11:15 të paradites, në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë.

Në momentin që shtetasja Blerta Bengasi (Ruçi), ka hyrë në automjetin e saj është dhunuar nga një  person, i cili e ka goditur shumë herë me grushta në pjesën e fytyrës dhe mbrapa koke, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e hundës,  dhe të gojës tek dhëmbët. Më pas, e dëmtuara Blerta Ruçi, ka njoftuar policinë lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Në njoftimin e SPAK thuhet se nga hetimet e kryera nga  Prokuroria e Posaçme, u bë i mundur identifikimi i personave që kanë bashkëpunuar për dhunën e ushtruar ndaj shtetases Blerta Ruçi, si dhe rolin e secilit person të përfshirë.

“Konkretisht, i pandehuri Alban Bengasi (ish bashkëshorti  i të dëmtuarës Blerta Ruçi), për shkak të konflikteve familjare, ka qënë porositësi i aktit të dhunës, i bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani. I pandehuri Nuredin Dumani, është  personi që ka kryer ndjekjen e shtetases Blerta Bengasi, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është  ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Nga hetimet është evidentuar përfshirja në krim edhe e një personi tjetër, shok i të bashkëhetuarit Elio Bitri, i paidentifikuar deri më tani, i cili shfaqet në rolin e ndihmësit pasi  ka qenë drejtuesi i mjetit me të cilin është larguar i bashkëhetuari Eljo Bitri nga vendi i ngjarjes.

Këta shtetas kanë bashkëvepruar në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke e shtrirë në kohë dhe vende aktivitetin e ndjekjes së të dëmtuarës nga vepra penale, si dhe duke patur një ndarje të qartë rolesh në kryerjen e veprës penale./vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Alban Bengasi blerta bengasi Nuredin Dumani

Nga e njëjta kategori

Zjarri dyshohet se nisi jashtë pallatit, dëme të mëdha në dhjetëra apartamente, banorët tregojnë tmerrin

më shumë...

Kaosi me transportin urban, qytetarët vuajnë pasojat e reduktimit të flotës së autobusëve

më shumë...

Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, me sa do shitet benzina

më shumë...

GJKKO pranon kërkesën e mbrojtjes së Berishës, Edi Rama do të pyetet si dëshmitar në dosjen “Partizani”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:29

Bayern-Real, “magji” në Vizion Plus! Sonte superdueli...

12:02

Zjarri dyshohet se nisi jashtë pallatit, dëme...

11:56

Kaosi me transportin urban, qytetarët vuajnë pasojat...

11:48

Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës...

11:31

GJKKO pranon kërkesën e mbrojtjes së Berishës,...

11:31

Hoqi organin e gabuar gjatë operacionit, kirurgu...

11:25

Vuçiç shton investimet në ushtri: Situata ka...

11:16

Mëngjesi i Vëllazërimit bashkon komunitetet fetare në...

10:54

Ishte kthyer në makth për qytetarët, arrestohet...

10:42

Veliaj mungoi, shtyhet seanca në GJKKO ndaj...

10:30

“Shqipëria 2030 në BE më shumë se...

10:27

Zjarr i madh në Tiranë, reagon Rama:...

10:13

“Bota përmbys”, ish-kryebashkiaku i New York “bëhet...

9:56

Zëvendëskryeministrja Koçiu në QSUT: Të lënduarit nga...

9:48

SPAK aksion në Tiranë, lëshohen 11 urdhërarreste,...

9:44

Transporti urban në Tiranë në krizë, reduktohet...

8:55

Sanchez: Marrëdhënie të forta me Kinën në...

8:46

Trump thotë se nuk planifikon zgjatjen e...

8:36

“Kujdes me vendimet e nxituara”, parashikimi i...

8:12

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit...

Më të klikuarat

  • Si u emërua prokuror Ols Dado? Flet për herë të parë Bamir T...
  • Trishtuese/ Nëna me foshnjën në krah dhe të moshuar nxitojnë...
  • Zjarr i madh në Tiranë, reagon Rama: Pallati do të rindërtoh...
  • SPAK aksion në Tiranë, lëshohen 11 urdhërarreste, mes tyre M...
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.