Subscribe

Mediat e Kosovës shkruajnë se është arrestuar bashkëshorti i Liridona Murselit, e cila u vra mbrëmjen e së enjtes, në atë që fillimisht u raportua nga autoritetet si vrasje me pasojë vdekjen.

Sëbashku me bashkëshortin e viktimës, sipas medias “Indeksonline” është arrestuar edhe autori i dyshuar i krimit, identifikuar si Granit Plava. Dyshohet se ky i fundit u pagua nga bashkëshorti i Liridonës për kryerjen e krimit.

 

Naim Murseli ishte në automjetin e tij së bashkë me viktimën dhe dy fëmijët, ndërsa drejt tyre u qëllua me armë zjarri nga një person. Fillimisht policia e Kosvës deklaroi se bëhet fjalë për një grabitje me pasojë vdekjen, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me emrat e dy të arrestuarve të pasdites së kësaj të premteje.

 

Grabitësit iu kanë marrë çiftit fillimisht celularët dhe sendet me vlerë. Më pas sipas deklaratës së Naim Murselit ai ka mundur të nxjerrë nga automjeti fëmijët e mitur, ndërsa gruaja që mbeti pas në makinë, ku edhe u qëllua për vdekje. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *