Shkencëtarët e Institutit suedez në një studim kanë treguar që njerëzit duan më pak të shoqërohen me personat të cilët u duken të pagjumë.

 

Shumica nesh e dimë mirë që pagjumësia shkakton qeskat nën sy dhe zbehje të fytyrës. Mirëpo mungesa e gjumit mund të rezultojë edhe me atë që njerëzit e tjerë të fillojnë të na shmangen, thuhet në studim, raporton Telegrafi.

 

I kanë ftuar 25 njerëz për t’u fotografuar, një herë pas dy netëve me tetë orë gjumë dhe herën tjetër pas dy netëve me vetëm katër orë gjumë. Më shumë se 120 të intervistuar pastaj i kanë shikuar fotografitë dhe u janë përgjigjur pyetjeve se sa u duken tërheqës dhe të shëndetshëm njerëzit në fotografi.

 

Analiza ka treguar që njerëzit e pagjumë nuk duken shumë të popullarizuar. U janë dukur josimpatikë dhe jo të shëndetshëm. Shumica e konsiderueshme e të intervistuarve më me dëshirë do të kishte kaluar kohën me personat të cilët duken të lodhur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *