E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Pagesa 5 euro, tarifë që aplikohet edhe në rajon” 

Aplikim i taksës ne Rrugën e Kombit ka ngjallur jo pak reagime brenda vendit, por edhe ne Kosovë. Qytetare te ndryshëm kane shprehur shqetësim lidhur me nivelin e larte te kësaj takse edhe ne facebookun e kryeministrit Edi Rama. Por ky i fundi ne nje sqarim thotë se rruga ka nevoje per mirëmbajtje, ndërsa kostoja per te kryer ketë proces nuk është e vogël.

 

Sipas Rames, koncesionari do te përfundoje investimin e plote te segmentit rrugor. Ndërsa taksa 5 euro sipas tij është nje çmim qe paguhet kudo ne rajon. Sipas kontratës koncesionare per çdo autoveture, rruga vajtje-ardhje do te kushtoje 10 euro. Ndërsa do te vijoje te rritet ne varësi te tonazhit te makinës. Por ekspertet thonë se ky nivel takse është me i larti qe aplikohet jo vetëm ne rajon, por edhe ne vendet europiane përreth.

Vazhdo të lexosh

Reklamë