Subscribe

Kryeministri Edi Rama premtoi sot rritjen e mbështetejes për arsimin. Në takimin me mësuesit, lideri i mazhorancës tha se rritja e pagave do të vijojë edhe gjatë mandatit të tretë.

 

“Nuk dua të them se sa i kemi rrit pagat, por them se rritja e pagave për ju 40 % është anagzhim që ne do t’i qëndorjmë deri në fund brenda këtij mandate, që fillon në muajin shtator. Predispozita për të qenë pranë jush është në nivelin më të lartë. Një pjesë e juaja punon në kushte shumë të mira, por një pjesë tjetër jo, sepse ka ende shkolla që kanë nevojë të rindërtohen dhe nuk kanë kushtet që të kenë të njëjtjën lartësi me të tjerat.”

 

Kryeministri u ndal edhe tek punësimi i mësuesve, duke theksuar se ka marrë fund njëherë e mirë përzgjedhja në bazë të preferencave politike.

 

“Ne e kemi shpëtuar arsimin, por ama që mësuesit të jenë në gjendje të vënë të gjithë portencialin e tyre në shërbim të kauzës.”

 

Rama sqaroi se po punohet që në sistemin arsimor, anglishtja të futet që në klasën e parë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *