Lista e 20 klubeve që paguajnë më tepër dominohet nga anglezet.

Real Madrid, klubi që për herë të parë kaloi kufirin e 1 miliard eurove të faturuara, paguan më tepër se të gjithë për rrogat e lojtarëve në vit. E ndjek Bajern i Mynihut me vetëm 1 milion më pak, ndërsa Manchester City plotëson podiumin.

Pagat e lojtawrëve kanë ecur paralelisht me çmimet e tyre në treg, gjithmonë në rritje. Calcio e Finanza, gazeta italiane e specializuar për aspektin ekonomiko financiar të futbollit, ka përpiluar listën e 20 klubeve me buxhetin e pagave më të lartë në botë, për sezonin 2024-25. Midis 20 klubeve të para, tetë janë angleze, ashtu si dhe gjysma e dhjetë të parave.

Megjithatë, renditja e klubeve që paguajnë më shumë për lojtarët e tyre kryesohet nga Real Madrid, që shpenzon 271.2 milion euro për pagat e lojtarëve.

Një buxhet plotësisht i justifikuar nga një gjigant që për herë të parë kaloi kufirin e 1 miliard eurove fitim, për sezonin 2023-2024. Në vendin e dytë, me vetëm një milion euro më pak, 270.2 milion, është Bajern i Mynihut, një tjetër gjigant që për herë të parë kaloi kufirin e 900 milion eurove të faturuara, e që prej 30 vjetësh ka bilanc pozitiv.

Podiumi plotësohet nga kampioni e Anglisë, Manchester City, me 236.6 milion euro, i ndjekur nga Manchester United, me 211.8 milion euro paga vjetore.

Paris SG ka zbritur në vendin e pestë, falë largimit të Kilian Mbape, që tashmë peshon te Real Madrid. Parizienët tani paguajnë 207.8 milion euro paga në vit, të ndjekur nga Arsenal e Chelsea, që mbyllin listën e klubeve që paguajnë mbi 200 milion euro në vit. Vijon Barcelona, në vendin e tetë, me 195.6 milion euro në vit, ndonëse ka dy lojtarët më të paguar në botë, Frenki De Jong e Robert Lewandowski. Liverpul dhe Inter, me 150 dhe 141 milion përkatësisht mbyllin dhjetëshen e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *