Subscribe

Shqipëria është e dyta në Europë pas Moldavisë sa i përket nivelit më të ulët të pagave për prokurorët dhe gjyqtarët. Në bazë të të dhënave të marra nga Këshilli i Europës rezulton se vendi që jep rrogat më të larta është Zvicra, ku gjykatësit të shkallës më të lartë, paga vjetore i arrin në 264 mijë euro. E fundit në këtë sistem është Moldavia me 4750 euro pagave vjetore për magjistratin, ndërsa në Shqipëri paga vjetore e gjykatësit të lartë arrin në 14 700 euro. Shumë vende në rajon si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja apo Greqia e kanë më të lartë pagesën për këtë lloj pune, por po ashtu hierarkia e pagave të kësaj kategorie është në përputhje edhe minimumin jetik dhe pagën mesatare. Vendi ynë ka pagën mesatare më të ulët në rajon në një kohë që minimumi jetik po ashtu është i ulët. Nëse do të materializohej kërkesa që ekspertët e huaj kanë bërë për pagat e sistemit të ri të drejtësisë atëherë shpërblimi vjetor i këtij niveli vitin e parë, pa llogaritur vjetërsinë arrin në 36 mijë euro në vit, ekuivalent me vende si Hungaria, Sllovakia dhe më i lartë se Serbia dhe shtetet e tjera të rajonit. Shqipëria është po ashtu në vendet e fundit edhe për shpenzimet që buxheti i shtetit bën për shërbimin që duhet të marrë n ë drejtësi një banor. Vendi ynë e ka këtë vlerë 3.3 euro në vit për një qytetar në një kohë që mesatarja europiane është 42.6 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *