Në fund të 2024-ës, kryeministri Edi Rama premton se paga mesatare do të jetë 900 euro.

 

Sot ajo është 576 euro. Kreu i qeverisë bëri me dije se rritja, e cila përfshin të gjithë administratën publike, do të bëhet në dy etapa. Për të parën që do të nisë gjatë këtij viti, Edi Rama nuk përcaktoi as kohën dhe as përqindjen.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Synon të realizojë një target të një page mesatrë prej 900 eurosh.  Do të kemi një rritjesë shpejti për një pjesë dhe të shkallëzuar.

 

Kjo rritje historike e pagave të të punësuarve në shtet, tha Edi Rama, do të ndikojë edhe te ata në privat.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Rritje pagash historike në kuptimin e vërtetë të fjalës. Kjo reformë do të impaktojë drejtpërdrejt edhe në sektorin privat me një administratë që do të jetë më shumë performuese, ka nevojë të ketë burimë njerëzorë shumë më të kualifikuara, ka nevojë të jetë konkurruese në tregun e forcave të punës do ta ketë këtë mundësi dhe ndwrkohw sektori privta do tw duhet tw rrisw pagatw nwse do të ketë njerëz më të kualifikuar.

 

Pensionistëve u bëri me dije se në maj, përveç pensionit, ata do të marrin edhe shpërblimin e premtuar prej 5 mijë lekësh.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë për pensionistët. Do të ketë 5 mijë lekë të reja ose 50 mijë lekë që do të shkojnë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme.

 

Kryeministri e mohoi se rritja e rrogave për administratën publike bëhet për qëllime elektorale. Ai tha se qeveria nuk mund të presë mbarimin e zgjedhjeve, që t’u vijë në ndihmë familjeve shqiptare, ekonomia e të cilëve është dobësuar nga kriza e çmimeve si pasojë e konfliktit Rusi-Ukrainë.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ne  nuk mund tu themi pensionistëve që nga taksa e jashtëzakonshme që mblidhet në fund të marsit ju smund të merrni gje se janë disa zgjedhje vendore dhe do të prisni katër muaj se kështu kanë vendosur sëbashku partitë. Ne i respektojmë ato kinezëri që i kemi bërë vetë, por nuk mundet që as mos t’i shkojë në mend njeriu që mund të na pengojë në që t’i shpërblejmë pensionistët.

 

Në mbyllje të mbledhjes së qeverisë, kreu i qeverisë ritheksoi angazhimin për rritjen e pagave me 7 për qind për mjekët dhe infermierët deri në fund të vitit, ndërsa për të gjitha kategoritë e tjera rritja e rrogave se kur dhe sa përqind, do të behët publike pas dy javësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *