E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'drite Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Paga me urdhër më të larta se BE-ja, premtimet absurde të partive

Zak Topuzi, sipërmarrës në fushën turistike thotë se premtimet elektorale të partive politike janë të njëjta edhe në këtë fushatë elektorale, si vitet më parë.

Por sipas tij ka disa premtime të cilat janë aspak realiste, madje absurde.

“Dëgjoj se premtohet që do të rritet paga mesatare më shumë se Greqia që është një vend i Bashkimit Europian. Një vend nuk i prodhon pagat me Vendim të këshillit të ministrave. Pagat varen nga të ardhurat, nga rritja ekonomike, nuk i detyron dot njerëzit të vendosin pagat, kur ata nuk arrijnë të realizojnë fitimin. Premtime të tilla që vijnë me urdhër janë absurde”, tha Topuzi në Vizion Plus

Por edhe pse na ndajnë një javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, Topuzi thotë se deri më tani nuk ka një program bindës në asnjë nga partitë politike.

“Dëgjojmë pretime nga më të ndryshmet. PS thotë se kostoja e premtimeve të saj arrin 19 mld euro. PD thotë se programi i saj ka  një kosto prej 25 mld euro.  Por asnjë prej programeve nuk ka një raport nga ekspertët e fushës për të parë sa të zbatueshme janë dhe ku do të gjenden paratë e premtimeve”, tha Topuzi

Dy partitë më të mëdha janë fokusuar në premtimet për rritje të pagave, pensioneve, faljeve fiskale, rikthim të taksës së sheshtë me shpresën se ato do të përkthehen në vota.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video