Politikë
Paditet shefi i tatimeve në Kukës, padi edhe kreut arsimor në Has

Ministria e Financave kërkon nisjen e hetimeve për Drejtorin e Tatimeve ne Kukës, Albert Halilaj. Ne letrën dërguar nga Ministrja Teknike Helga Vukaj, pretendohet se Halilaj është përfshirë ne fushatën elektorale, duke shkelur ligjin. Ndërkohe, ministrja ka kërkuar hetim edhe për dy punonjës të doganës së Tiranës dhe asaj të Kakavijës. Sipas Ministrisë së Financave, Adriatik Hamza dhe Misto Kano janë përfshirë në fushatën elektorale. Ndërkohë Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka kallëzuar ne Prokurori kreun e Drejtorisë Arsimore ne Has si dhe 3 zyrtare te tjerë, te cilët rezultojnë se kane shkelur ligjin, duke u bere pjese e fushatës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




