Subscribe

Një dite pas protestës së opozitës për parkun e lodrave tek liqeni, policia ka paditur penalisht ish-nënkryetarin e bashkisë së Tiranës Eno Bozdo. Ai akuzohet për shkatërrim prone, për thirrje ndaj publikut për veprime të dhunshme, si dhe kundërshtim të punonjësve të policisë. Me të njëjtat akuza bashkë me Eno Bozdon janë paditur edhe Suzana Dimushi dhe Ergys Harkanaj. Ndërkohë policia ka ndaluar dy protestues, Petrit Fejzullai dhe Hasan Molla, e ka shpallur ne kërkim 6 të tjerë. Këta persona, sipas policisë kane dhunuar pasurinë publike te parku i liqenit dhe kane kundërshtuar me force uniformat blu. Në komisariatin numër 1 është shoqëruar edhe ish-deputeti i PD, Ndriçim Babasi, pasi ne protestën e te hënës ai ka goditur një qytetar. Por Partia Demokratike e konsideron këtë si represion ndaj opozitës dhe u kundërpërgjigj me kallëzimin penal per shkelje ligji ndaj policisë, Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar, atij lokal dhe ndaj firmës private për ndërtimin pa leje. Demokratet pretendojnë se kane fakte te reja për paligjshmërinë e projektit ne Parkun e Liqenit. Ata dorëzuan ne Prokurori nje tjetër dosje kundër kryebashkiakut Erjon Veliaj. Sipas Salianjit, nuk ka pasur një njoftim zyrtar, as nga Kryeministria, as nga ministritë dhe as nga Bashkia për këtë mbledhje të datës 12, çka tregon se kemi të bëjmë me falsifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *