E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Paditet familja e Donald Trump

Familja e presidentit amerikan Donald Trump është përballur me një padi nga prokurorja e përgjithshëm e shtetit të Nju Jorkut. Sipas mediave amerikane, presidenti dhe 3 fëmijët e tij akuzohen se kanë përdorur organizatën e tyre të bamirësisë për të paguar shpenzimet që lidhen me bizneset e tij dhe fushatën elektorale të vitit 2016.

 

Në padinë e paraqitur nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Barbara Andwrvud, theksohet se fondacioni Trump ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me ekipin e tij elektoral në shkelje të ligjeve. Sipas aktpadisë rreth një milionë dollarë të fondeve, do t’i shpërndahet organizatave të tjera bamirëse, ndërsa Trump duhet të paguajë të paktën 2.8 milionë dollarë gjoba dhe dëmshpërblime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë