Subscribe

 

Pas kallëzimit penal për rrugën Tiranë-Elbasan, Ministria e Infrastrukturës ka bërë një tjetër padi në prokurori, për tre ish zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

Sipas Ministrisë ata kanë shpërdoruar fondet për projektin e sistemimit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe në shumën 21 milion euro.

 

Tre personat e kallëzuar janë:

Ardian Alushi ish-drejtori i përgjithshëm i ujësjellës kanalizimeve

Klevis Bicaku dhe Albens Alite të dy ish koordinatore të projektit.

 

Auditi i ministrisë ka konkluduar se të tre ata kanë shpërdoruar detyrën, duke konsumuar 99 % të fondit të nevojshëm, ndërsa puna në terren është kryer në masën 60 %. Zyrtarët rezultojnë se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, pasi kanë rritur kostot e shërbimeve duke favorizuar kontraktorin apo dhe supervizorin.

 

Projekti në fjalë ka patur si objektiv përmirësimin  e ujërave nëntokësore, nëpërmjet zhvillimit të impianteve të përpunimit. Për rrjedhojë në finale ky projekt do të sillte përmirësim të higjienës publike dhe mjedisit të banorëve në kryeqytet.

 

Te pre personat rezultojnë se kanë ndryshuar formulën e rregullimit të çmimeve, si dhe kanë paguar shpenzime ligjore në kundërshtim me kërkesat e marrëveshjes. Pagesat janë të pajustifikuara dhe të padokumentura.

 

Projekti i cili ka qenë financuar me një fond huaje të Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar ka nisur zbatimin në vitin 2014 por deri në përfundim të auditit në fund të vitit 2017, ai rezulton ende i papërfunduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *