E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Padia ndaj Lleshajt/ Braçe: Duhet të kallëzohet edhe Berisha me Bashën

Pas padisë të bërë nga PD në drejtim të ministrit Lleshaj ka reaguar zv/kryeministri Erion Braçe.

 

Në një postim në “Twitter”, Braçe shprehet se nëse policia ka përdorur mjete helmimi ndaj protestuesve atëherë duhet kallëzuar penalisht edhe ish-kryeministri Berisha dhe lideri demokrat Lulzim Basha.

 

Reklamë

Braçe e akuzon Berishën dhe Bashën me argumentin se janë bërë pjesë e helmimit të protestuesve pasi kanë bërë blerje të mjeteve të helmit masiv.

 

“Nese Policia e Shtetit ka perdorur mjete te helmimit masiv, atehere Sali Berisha dhe dora vete Lylzim Basha duhen kallezuar per blerje te mjeteve te helmit masiv! Pergjegjesia politike pastaj eshte e perbashket: Kur i blene vendosen bashke Pd-Lsi ne Qeveri te helmonin masivisht”

Vazhdo të lexosh

Reklamë