Subscribe

Policia e Tiranës kallëzoi për armëmbajtje pa leje deputetin e Partisë Demokratike Gent Strazimiri, ndërkohë që çoi për ndjekje penale edhe 8 deputetë të tjerë të kësaj force politike. Sipas policisë, pas këqyrjes së pamjeve filmike të protestës, krahas veprimeve të paligjshme, Strazimirit i dallohej qartë dhe një pistoletë në brez. Deputetët e djathtë akuzohen për kundërshtim te punonjësve qe kryejnë detyra shtetërore, shkatërrim prone, pjesëmarrje ne tubime te paligjshme, si dhe prishje të qetësisë publike. Krahas këtyre akuzave mbi deputetin Flamur Noka rëndon edhe goditja për shkak të detyrës. Deponimi i është përcjellë Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili pritet të shqyrtojë akuzat dhe të vendosë për fillimin ose pushimin e tyre. Sipas dokumenteve të policisë, deputeti Strazimiri ka pasur një pistoletë me leje në kohën që ka qenë zëvendësministër i Brendshëm, por ligji për armët i shfuqizuar së fundmi, ia ka hequr këtë të drejtë. Në njoftimin e policisë së Tiranës sqarohet se deputeti nuk ka bërë asgjë për këtë, edhe pse u njoftua nga komisariati nr 3. Sipas shkresës së dërguar që më datën 17 të këtij muaji, Strazimirit i ishte kërkuar të dorëzonte armën brenda datës 25 mars, në të kundërt do të konsiderohej si person që mban armë pa leje dhe qe rrezikon dënimin. Por ndonëse ky afat ka disa dite qe ka kaluar, Strazimiri nuk i është përgjigjur kërkesës së policisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *