Autoritetet gjyqësore iraniane kanë ngritur padi ndaj 110 personave të arrestuar gjatë javëve të fundit në protestat kundër qeverisë, protesta që sipas grupeve të të drejtave të njeriut, janë shoqëruar me viktima.

 

Siç raportin Shërbimi i Zërit të Amerikës në persisht, masa erdhi një ditë pasi Hossein Fazli Harikandi, prokurori kryesor i krahinës Alborz, lëshoi padi për 201 protestues.

 

Në provincën Qazvin, prokurori tha se janë paditur 55 protestues.

 

Ali Salehi, prokurori i përgjithshëm i Teheranit, lëshoi padi për 315 persona nën akuzat për komplot që kërcënon sigurinë vendit, propagandë kundër sistemit e prishje të rendit publik.

 

Udhëheqësi suprem Ajatollah Ali Khamenei i ka cilësuar disa nga protestuesit e arrestuar agjentë të armikut dhe u kërkoi zyrtarëve të drejtësisë e sigurisë të bëjnë sikurse tha, detyrën e tyre.

 

Një zëdhënës i drejtësisë iraniana tha se nga zyra e prokurorit janë ngritur akuza edhe në lidhje me një zjarr që përfshiu së fundmi burgun Evin të Teheranit, si pasojë e të cilit humbën jetën tetë persona.

 

Massoud Satayshi tha se janë akuzuar 25 të dyshuar si të përfshirë në nxitje të trazirave në burg dhe shkatërrim të qëllimshëm të tij.

 

Qytetarët kanë shkruar në rrjetet sociale se kanë parë flakë dhe kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe shpërthime nga burgu.

 

Zyrtarët iranianë kanë dhënë variante të ndryshme për ngjarjet, mes të cilave, se trazirat u shkaktuan nga “agjentë armiq” dhe disa të burgosur që u përpoqën të arratisen, duke i vënë zjarrin disa ambjenteve të bredshme të burgut.

 

Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar qeverinë iraniane se po synon të zbatojë masa të forta shtypëse brenda burgut, duke u “fshehur” pas betejës për parandalimin e arratisjeve.

 

Protestat dhe grevat mbarëkombëtare në Iran shënojnë javën e pestë të tyre. Ato nisën pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila ishte ndaluar nga policia e moralit e dyshuar për shkelje të kodit të veshjes.

 

Protestuesit në qytetet anembanë vendit kanë kundërshtuar veshjen e detyrueshme të hixhabit nga gratë dhe kanë bërë thirrje për ndryshim të sistemit politik të Iranit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *