Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli u shpreh se partia e tij do të votojë pro krijimit të qeverisë së re me koalicionin Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike për Kosovën.

 

Ai tha se nuk mund të veprojë ndryshe dhe se do të vazhdojë të mbetet konstruktiv. Po ashtu, bëri thirrje që mos të shohin nga e shkuara, por e ardhmja, me qëllim që vendi të arrijë progresin e merituar.

 

“Zoti kryeministër harrojeni atë pjesë të kaluarës tënde politike të shënuar nga ndarja, urrejtja e energjitë negative. Mos e bëni atë që e kemi bërë ne sa kemi qenë në qeveri, nëse mendoni që e kemi bërë keq. E ne nuk do ta bëjmë atë qe keni bërë ju. Unë dhe njerëzit e mi asnjëherë nuk do ta lëshojmë sallën, kur votohet diçka e rëndësishme, ne do të jemi këtu. Për më shumë, unë do të ju them, se unë do t’ju votoj juve. Të shohim nga e ardhmja, të mos shohim nga e shkuara. Jam dhe do të mbetem pjesë e opozitës. Çdo pikë e programit tuaj do të analizohet nga unë. Do të ju përballi me dështimet tuaja nëse ato janë të arsyeshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *