Ministri i Jashtëm i Kosovës, Bexhet Pacolli është përplasur me homologun e tij boshnjak në lidhje me taksën 100%.

 

Gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në Budva të Malit të ZI, ministri boshnjak Igor Crnadak ka kritikuar vendimin e Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve të Bosnjes dhe Serbisë.

 

Por kjo kritikë, sipas mediave kosovare, nuk u mirëprit nga ministri Pacolli, i cili akuzoi homologun boshnjak për mosrespektim marrveshjesh.

 

“Igor, ju nuk i pranoni tabelat e Kosovës, nuk i pranoni vulat e Kosovës, ju nuk i lejoni mallrat e Kosovës, ju nuk i pranoni pasaportat e Kosovës”

 

Vendimi I Kosovës për të vendosur taksë 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake nuk u mirëprit as nga SHBA e BE, por qeveria kosovare ka bërë me dije se nuk do të tërhiqet.

 

Siaps qeverise kosovare, taksa do të qëndrojë në fuqi deri sa Serbia dhe Bosnja të njohin Kosovën dhe të respektojnë marrëveshjet me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *