E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Pacolli për Rugovën: Lider i përmasave globale

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në 13 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit, Ibrahim Rugova ka thënë se figura dhe kontributi i tij, mbesin reflektim unik i kulturës dhe orientimit demokratik e perëndimor i qytetarëve të Kosovës.

 

Sipas ministrit Pacollit, filozofia dhe platforma e presidentit historik Rugova, ishte refleksioni më i mirë i sakrificës dhe aspiratave i gjeneratave në këto hapësira.

 

Reklamë

Përmes një statusi ne Facebook ai shkruan se mënyra e ndjekur prej tij një manifesto i përmasave universale, që shtynin në lëvizje edhe vendimmarrësit dhe vendet më inidferente ndaj çështjes sonë, e të mos flasim për ato që ishin rreshtuar drejt në krahun tonë.

 

“Në respekt dhe lartësim të figurës së Presidentit Historik, ne kemi për obligim që t’i qëndrojmë besnik postulateve të tij, veçanërisht punës, durimit, tolerancës, mirëbesimit, shpresës, gjithmonë në rrugëtim me aleatë, miq, e partnerë. Vende të përparuara demokratike, kanë krijuar qendra të edukimit politik për të rinjtë, dhe unë vazhdoj të besoj se ne duhet ta themelojmë dhe institucionalizojmë një Qender të Edukimit Politik, e cila do të quhej “Akademia Politike, Ibrahim Rugova”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë