Behgjet Pacolli njofton se në datën 24 nëntor të këtij muaji, familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë do të futen në banesat e reja të financuara nga vetë Kryetari i AAK-së.

 

Pacolli shtoi se shtëpitë kanë përfunduar, e tani po bëhet rregullimi i jashtëm, shëtitoret, trotuaret, hapësirat e gjelbërta dhe mbjellja e drujve dekorativ etj.

 

“Më 24 të këtij muaji dorëzohen shtëpitë per familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë. Jemi pranë fundit! Shtëpitë kanë përfunduar, tani po bëjmë rregullimin e jashtëm, shëtitoret, trotuaret, hapesirat e gjelbërta dhe mbjelljen e drujve dekorativ etj. Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Gjej rastin të falënderoj familjaret e mi, bashkëpunëtorët, koperuesit dhe të gjithë ata që morën pjesë në punimet për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *