Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, mbështet vendimin e kryeministrit Haradinaj, për anullimin e vizitës së presidentit serb në Drenicë.

 

Përmes një statusi në rrjetet sociale ministri Pacolli, shkruan se megjithëse presidenti i Serbisë ka pasur leje për të vizituar vendin tonë, për ne është shumë e rëndësishme siguria e qytetarëve të Kosovës dhe gjithë atyre që vizitojnë vendin tonë.

 

“Republika e Kosovës është shtet që si njërin ndër parimet themeltare ka lirinë e lëvizjes. Presidenti i Serbisë ka pasur leje për ta vizituar vendin tonë megjithatë, për ne është shumë e rëndësishme siguria e qytetarëve të Kosovës dhe gjithë atyre që vizitojnë vendin tonë. Vendimi i Kryeministrit për anulimin e vizitës së presidentit të Serbisë në Skenderaj është në funksion tē ruajtjes së sigurisë në vendin tonë”.

 

Gjithashtu Pacolli ka komentuar veprimin e Policisë së Kosovës, e cila ia ka ndaluar presidentit serb vizitën në fshatin Banjë të Skenderajt.

 

“Policia e Kosovës ka ndërmarr gjithçka për sigurimin e Presidentit Vuçiç gjat vizitës së tij në Kosovë dhe janë të caktuara rrugët e levizjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *