E shtunë, 3 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Pacolli: Kosova bojkton ceremoninë e Nobel, ka një kërkesë për Shqipërinë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli  këtë të shtunë ka bërë me dije se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit.

 

Reklamë

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli është shprehur se gjithashtu pret që edhe Shqipëria të veprojë njesoj.

 

“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë