E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Pacolli: Italia mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, u prit në një takim të veçantë nga Presidenti italian, Sergio Mattarella, në Pallatin Quirinale.

 

Nga Italia, ministri i Punëve të Jashtme, konfirmoi mbështetjen që ajo i ka dhënë Kosovës për fazën e fundit të dialogut me Serbinë.

 

Reklamë

“Italia me gjithë fuqinë e vet do të mbështet paqësimin e rajonit, për një përfundim të suksesshëm të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë dhe shteti italian do të përkrahë çdo iniciativë, që qon në zgjidhjen e drejtë dhe marrëveshjen përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë”.

 

Ndër të tjera shefi i shtetit italian e garantoi Pacollin, që ai do të përdorë autoritetin e tij institucional edhe tek homologët e tij, që të ndihmojë Kosovën dhe rajonin drejt proceseve të integrimeve euro-atlantike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë