Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka komentuar deklaratat e homologut të tij serb, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se “Interpoli do të mbushet me fletëarreste për udhëheqësit e Kosovës”.

 

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli është shprehur se Serbia mund të vazhdojë t’i keqpërdor institucionet ndërkombëtare, ashtu siç sipas Pacollit ka vepruar deri më tani.

 

“E lexova një deklaratë të Daçiçit, se gjoja Interpoli do të mbushet me fletarreste për udheheqësit e Kosovës. Po, mund të ndodhe që Serbia të vazhdoj të keqpërdor edhe institucione ndërkombëtare, ashtu siq ka vepruar deri tani. Nuk është çudi, duke e ditur se kush është Daçiçi. Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona. Të turpëruar para civilizimit botëror janë ata që kanë kryer gjenocid. E mira është që askush nuk do të këtë mundësi më të kryej gjenocid mbi popullin e Kosovës. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për vrasje. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për masakra. Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka bërë krime lufte, ngase lufta jonë ka qenë për mbijetesē. Ndërsa bashkëideologet e Dacicit, nuk arrin ti numërojë kriminelët e luftës që kryen krimet e tmerrshme ne Kosovë e rajon!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *