Marredheniet Prishtine-Beograd vijojne te mbeten te tensionuara.

Ministri kosovar i puneve te jashtme, Behgjet Pacolli deklaroi se te gjithe zyrtaret serbe qe i mohojne krimet e luftes në Kosovë do të shpallen persona non-grata.

Reagimi vjen pas deklaratave te homologut tij serb, Ivica Dacic i cili mohoi genocidin ndaj popullsise shqiptare.

Ne nje postim rrjetin social facebook, Pacolli kritikoi edhe ndërkombëtaret qe sipas tij kane deshtuar në sjelljen para drejtesise te atyre që kryen krime kundër njerëzimit në Kosovë.

“Nëse nuk ka dënim për krimet e beogradit të kryera në Kosovë nuk do të ketë kurrë pajtim dhe këta fashistë në Beograd do të vazhdojnë të mohojnë krimet që kanë kryer, theksoi Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *