Subscribe

Pas shumë debatesh për vendndodhjen e tij, Behgjet Pacolli u bë “i gjallë” këtë të enjte.

Kreu i AKR vendosi të thyejë heshtjen në “Facebook” dhe të hedhë poshtë pretendimet e qeverisë “Kurti” se ishte futur në Kosovë me automjetin e presidentit Hashim Thaçi.

Në foton që ka postuar bashkë me shënimin e gjatë, Pacolli duket që është në ballkonin e apartamentit në Tiranë.

“Me mendjen dhe zemrën 24 orë në “lokacionin” tim të dashur, Kosovë, po ndjek me shqetësim, por dhe buzagaz satirik, telenovelat policore rreth meje, që më në fund panë heroin e ri, zotëri Kurtin. Ndërsa Kosova si mbarë bota, e prekur nga pandemia, pret prej tij mesazhe bashkimi, pajtimi, qetësie, moderimi, pret punë për çkapjen e shtetit dhe jo fjalë mediash sociale, ai bën sfida duelesh mesjetare. Pse zotëri Kurti? Ju kam pritur në shtëpinë time, ju kam hapur dyert, zemrën dhe gjithçka sipas traditës së shqiptarit. A nuk kam qenë nikoqir i mirë?”

Ai i kërkon Albin Kurtit që të pranojë largimin nga pushteti.

“Zotëri Kurti, do ikni dhe do vini në pushtet, sepse ky është ligji i pluralizmit, i rotacionit. Lini gjurmët tuaja në historinë moderne të Kosovës dhe kombit tonë duke ndërtuar dhe jo duke shkatërruar; duke nderuar njeriun, dhe jo duke e sulmuar atë; me mirënjohje dhe jo me agresivitet; duke bashkuar dhe jo duke ndarë. Mos vallë ju është korruptuar arsyeja juaj filozofike prej peshës së pushtetit? Mos rendni pas shumicës së verbër të cilës po ja shpëlani trurin, me mjete të paligjshme, por kërkoni aprovimin e pak-ëve, pa i numëruar, por duke i peshuar ata – si ju thotë një filozof i dashur për ju.”

Behgjet Pacolli ishte “shpallur në kërkim” pasi vota e tij do të siguronte 61 votat e nevojshme për formimin e një qeverie tjetër pa e shpërbërë Parlamentin.

Por mosprania e Pacollit në Kosovë e ka vështirësuar dakordësimin, madje edhe realizimin e ngutshëm të votimit në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *