Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur se Epopeja e UÇK-së, e udhëhequr nga komandanti Adem Jashari, shënon kulminacionin e sakrificës, që populli dhe ushtria e Kosovës, bënë për lirinë dhe pavarësinë që gëzohet sot.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli shkruan se bota perëndimore habitej me guximin, sakrificën, flijimin, dhe vullnetin e shqiptarëve për liri dhe shtet.

 

“Epopeja e UÇK-së, e udhëhequr nga Legjendari, Komandant Adem Jashari, shënon kulminacionin e sakrificës, që populli ynë dhe ushtria e jonë, bënë për lirinë dhe pavarësinë që ne e gëzojmë sot. Bota perëndimore habitej me guximin, sakrificën, flijimin, dhe vullnetin e shqiptarëve për liri dhe shtet. UÇK-ja ishte në ballë të kombit, përderisa ajo çfarë gëzojmë sot, ishte besimi i ushtarëve, se kjo tokë e ky vend, përherë ka qenë, është, dhe do të mbetët, amaneti i njerëzve të saj. Epopeja e UÇK-së është vullneti i njerëzve që i bëjnë të gjitha për këtë vend, dhe që janë në shërbim të atdheut, me mish e me shpirt. E befasuar nga guximi i hekurt i saj, bota e lirë, i thuri lavde UÇK-së, duke e përkrahur dhe duke e marrë si shembull të kombeve liridashëse kudo në botë. Lavdi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *