Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dënoi arrestimin nga policia serbe të një shtetasi nga Kosova teksa vinte nga Zvicra për të vendlindje.

Pacolli kërkoi nga autoritetet serbe që Nezir Mehmetaj I arrestuar në pikën kufitare të Merdarës të lirohet menjehere.

Pacolli shkruan në facebook se arrestimi i shtetasit të Kosovës është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të “marrë masa urgjente” për të parandaluar sipas tij, veprimet e Beogradit.

 

Ne e dënojmë arrestimin e shtetasit kosovar Nezir Mehmetaj nga policia serbe dhe bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.

Zyra jonë e ndërlidhjes në Beograd është aktive dhe do të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e Nezirit.

Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe menjëherë të ndalojë me përndjekjet politike.

Kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Brukseli, nga ana tjetër, duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar veprimet e Beogradit kundër qytetareve të Kosovës dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *