Bota
Pacienti i 4 me koronavirus në Greqi, një grua e kthyer nga Milano

Greqia regjistron një tjetër rast të pacienteve me koronavirus. Bëhet fjalë për një grua nga Athina.
Ajo kishte qenë në Milano ditët e fundit ku edhe është infektuar. 36 vjeçarja është izoluar në spitalin e Atikës në Athinë.
Ky është rasti i dytë në kryeqytet pas një 40 vjeçareje që gjithashtu ishte kthyer nga Italia. Dy pacientët e tjerë me koronavirus janë në Selanik, nënë e bir.




