Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia shprehet se keqmenaxhimi i situatës së pandemisë nga qeveria, e ka çuar shërbimin shëndetësor në kolaps.

Demokrati deklaroi se personat me simptoma të dyshuara me Covid lihen në pritje pa trajtim, ndërsa shtrohen në spital vetëm kur gjendja e tyre bëhet kritike.

“Dështimi i qeverisë me virusin Covid-19 ka cuar në kolaps të plotë shërbimin shëndetësor në të gjitha nivelet. Ky rast i denoncuar nga një gazetare, prindi i së cilës nuk ka marrë dot shërbim në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por është përcjellë në shtëpi në gjendje të rënduar shëndetësore, për shkak se qeveria ka ndërprerë shërbimet e mirëfillta specifike në këtë spital për pacientët që nuk kanë Covid! Dhe po sipas eksperiencës së gazetares, “Shefqet Ndroqi” I kthyer në spital Covid nuk kishte tamponë për të vërtetuar problematikën e pacientit!!! E njëjta situatë me 127-ën, ku personat me simptoma të dyshuara Covid lihen në pritje pa trajtim, e vetëm kur gjendja e tyre bëhet kritike, shtrohen në spital, atëherë kur mundësitë e rikuperimit janë tejet të ulëta!”

Spahia shtoi se një problematikë e re është shfaqur me tamponët. Sipas tij, dyshohet se janë marrë nga Kina e që sipas burimeve japin rezultat fals negativ në 60% të rasteve.

“Dukshëm ka mungesa të theksuara në të gjitha drejtimet: nga testet, kapacitetet testuese, mjetet mbrojtëse për personelin shëndetësor, infrastrukturë, aparatura e kapacitete njerëzore të specializuara! Eshtë skandaloze sjellja e qeverisë në këtë situatë: në vend që të ndërhyhet dhe shpejt madje, kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë investohen disa herë në ditë me video e mesazhe propagande duke mashtruar, mbajtur të fshehtë situatën në kolaps të plotë, ndërkohë që qytetarët janë të abandonuar krejtësisht në mëshirë të fatit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *