Subscribe

Lufta me kancerit po e përball me stërmundimet për gjetjen e ilaçeve. Pasi ka humbur njërin gjoks, nje 45- vjeçare nga Korça, e shtruar ne pavijonin e Onkologjisë, tregon përpjekjet dhe sakrificat e familjes, për ta mbajtur ne jete. Fale ndihmës se te afërmeve, ajo ka mundur te kryeje kimioterapinë. Por tashme qe i duhet te përdore Herxeptinin, për nje faze me te avancuar te kancerit, 45-vjeçarja thotë se nuk mundet ta përballojë financiarisht 200 mije leke te rinj çdo 3 jave per ampulat. Ajo ka vendosur te refuzoje mjekimin nëse nuk ia siguron spitali. Por pranë farmacisë se spitalit Onkologjik, pacientet tregojnë se u duhet te ngrihen shume herët, për te marre ilaçet e kimioterapisë. Ka edhe nga ata paciente qe nuk ikin pa i marre. Mungesa disavjeçare e barnave ne spitalin Onkologjik është bere shkaka i debateve politike. Deputete te opozitës këtë te mërkurë, pasi janë takuar me paciente dhe mjeke, kane akuzuar Kryeministrin dhe Ministrin e Shëndetësie, per situatën e rende ne këtë spital. Por Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur se situata me medikamente veçanërisht ne spitalin Onkologjik është me mire se vite me pare. Shtimi i rasteve me sëmundjet e kancerit 150 çdo vit, ka bere qe ky shërbim te përballet me shtimin e kërkesave për medikamenteve te nevojshme, për te luftuar kancerin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *