Subscribe

Pacientet qe kryejnë dialize, nuk vuajnë vetem nga problemet e mosfunksionimit te veshkave. Kjo sëmundje shoqërohet edhe nga nje sere shqetësimesh te tjera, mes tyre dhe  depresioni. Mjekja nefrologe ne qendrën spitalore “Nene Tereza’, Arjana Strakosha, tregon se pacientet qe bëjnë dialize, te varur tereshit nga mjekimi, kane nevoje edhe per shërbimin e psikologut. Ashtu si ne shume vende te botes edhe per Shqipërinë, nefrologet rekomandojnë  integrimin e këtyre personave ne shoqëri dhe aktivizimin me pune te lehta. Nuk dihet nëse depresioni, ka qene shkak i tragjedise qe i mori jeten 4 pacienteve ne spitalin Amerikan mes tyre autorit te sulmit, pacientit Lefter Canaj. Kjo mbetet per t’u zbardhur nga organet përkatëse, ndonëse e bën edhe me te vështire fakti qe  autori i sulmit dhe tre pacientet qe ndodheshin ne  dhomën e hemodializes, humben jetën. Ndërsa spitali Amerikan, ku ndodhi tragjedia duhet te zgjidhe menaxhimin e radhëve qe per shkak te fluksit  hemodializa nga dy turne qe e përcakton kontrata, behet edhe me tre. Favorizimet per persona per ta kryer me herët kete shërbim, mund te bëhen shkak per ngjarje si ajo qe u mori jetën 4 pacienteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *