Kandidatja për deputete e PD-së, Jorida Tabaku foli në “Zgjedhje 2021” për menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë, të cilin e konsideroi dështim.

Ajo fajësoi autoritetet se fshehën numrin e vdekjeve dhe të trajtuarve në spitale.

“Njerëzit kanë vdekur nëpër spitale për bukë dhe ujë, janë lënë në mëshirë të fatit, janë tërhequr nëpër korridore, nuk është menaxhuar mirë sistemi. Kemi parë njerëz që nuk kanë marrë rimbursim për të gjitha paketat e COVID, siç u premtua. Kishin shërbimin më të ulët, sistemi shëndetësor fshehu vdekjet, fshehu numrin e të trajtuarve. Pjesa më e madhe janë trajtuar në spitale private ose jashtë Shqipërisë. Ata që kanë patur mundësi janë trajtuar jashtë Shqipërisë.”

Sa i përket një prej pikave kryesore të programit të PD, taksës së sheshtë 9 për qind, Tabaku deklaroi se do të krijojë energji që biznesi të vijojë e të funksionojë vetë.

“Kosto financiare të premtimeve të PD shkon në 400-450 milionë euro, ku përfshihet pagat, pensionet edhe elementë që lidhen me politikat sociale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *