Presidenti Ilir Meta apeloi autoritetet shëndetësore që të nisin trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19 me plazmë gjaku nga ata të shëruarit.

Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, Meta tha se kjo është praktikë mjekësore që ka rezultuar përgjithësisht pozitive.

Ai shtoi se duhet kërkuar ndihmë nga Italia për specialistë që mund të asistojnë në këtë çast.

“Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj. Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli. Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të sukseshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.