Subscribe

Një grup banorësh nga fshati Mollas i bashkisë së Cërrikut rrezikojnë jetën, pasi prej disa ditësh nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt spitalit të Elbasanit për të marrë shërbimin e dializës.

Sipas tyre, të ardhurat që përfitojnë nga Kempi, nuk janë të mjaftueshme për të papërballuar shpenzimet e transportit.

Ata kërkojnë nga bashkia e Cërrikut të sigurojë një makinë për ta.

Pacientët janë të detyruar që të marrin shërbimin e dializës 3 herë në javë, por për shkak të mungesës së transportit nuk kanë shkuar duke bërë që gjendja e tyre të rëndohet.

Bashkia e Cërrikut thotë se nuk është kompetencë e saj, por e drejtorisë së kujdesit shëndetësor parësor në Elbasan. Ndërsa nga zyrat e këtij institucioni sqarohet se transporti duhet siguruar vetëm nga autoritetet vendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *