12 shoferë janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë pezulluar 45 leje drejtimi, pasi nuk respektuan kodet e qarkullimit rrugor.

 

Si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital, janë ndëshkuar me gjobë 1788 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mospërdorim të rripit të sigurisë etj.

 

Policia apelon drejtuesit e mjeteve që mos të qarkullojnë me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *