Pa patentë dhe të alkoolizuar, 9 shoferëve të arrestuar në Durrës

Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi 5 prej tyre drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe 4 shtetas drejtonin automjetin të pa pajisur me leje drejtimi.
Gjithahstu në kuadër të respektimit të rregullave, orientimit, këshillimit dhe ndëshkimit të personave që drejtojnë automjetet nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi, janë marrë gjithsej 1021 masa administrative.
Sipas policisë së Durrësit janë pezulluar 15 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike, janë marrë 56 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë, 43 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit, 356 masa administrative për parakalim të gabuar dhe 341 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.




