E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Ja si të zhdukni strijat vetë në shtëpi, pa trajtime ne klinika

 

 

Reklamë

Mënyra më e mirë për të mos patur strija është ajo e parandalimit. Në kohën e shtatezënisë mund të përdorni një krem të posaçëm për të ndaluar krijimin e tyre. Por në momëntin që i shihni sado pak në trupin tuaj, atëherë dëmi është bërë. Trajtimi i tyre është i vështirë por jo i pamundur. Këto janë disa mënyra që mund ti bëni dhe në shtëpi pa shumë shpenzime:

 

Reklamë

Vaj kokosi: ka veti antiinflamatore që shërben për zbehjen e shenjave dhe zbardhjen e lëkurës. Gjithashtu ai mban një ërë shumë të mirë dhe nuk është aspak i bezdisshëm në përdorim. Duhet lyer vëndi ku keni strijat çdo ditë për të paktën 3 muaj.

 

Sheqeri: Besojeni apo jo sheqeri është një ndihmë shumë e madhe për zbehjen e strijave. Përzieni atë me vaj kokosi dhe lëng limoni dhe vendoseni në zonën e shenjave për 10 minuta disa herë në javë.

 

Vitamina C: Sipas një studimi nga Dr.Nazarian kjo vitamin ndihmon në heqjen e strijave nqs aplikohet cdo ditë për 12 javë.
Acidi Hialuronik: ndihmon për të rritur prodhimin e kolagjenit, që është proteina në lëkurën tonë e cila ndihmon që fytyra të duket e shëndetshme. Ndihmon për të rritur elasticitetin e lëkurës, për ta hidratuar, për të shëruar plagët, për të hequr qafe rrudhat dhe për të luftuar plakje. Shikoni kremra që e kanë këtë vitamin në përbërjen e tyre.

 

Aloe vera: është shumë hidratuese dhe ndonjëherë ndihmon në zbehjen e strijave por dhe nqs kjo nuk ndodh menjëherë të paktën lëkura juaj do të jetë super e shëndetshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë