E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 00:25 Në vijim ora 00:25: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Pa miratimin e tij nuk bëhet asgjë“/ PD publikon videon: Rama e ka emëruar Tom Doshin si shef të fushatës në Shkodër!

Partia Demokratike ka denoncuar sërish përfshirjen e Tim Doshit në fushatën elektorale në Shkkodër për Partinë Socialiste.

 

Reklamë

Teksa ka publikuar një video, PD shkruan se edhe pse i shpallur Non Grata nga SHBA, Edi Rama e ka emëruar Tom Doshin si drejtues politik dhe shef të fushatës së kandidates së PS-së në Shkodër.

 

“Lidhja e vetme e Ramës me Shkodrën është Non Grata – Tom Doshi. Edi Rama i ka dorëzuar Tom Doshit çelësat e qeverisjes së Shkodrës.

Tom Doshi vendos, kush hyn në punë, kush bëhet shef dhe drejtor, kush merr tendera, kush bëhet deputet e së fundmi, siç e thotë dhe vetë, kush kandidon për kryetare bashkie.

 

Edhe pse i shpallur Non Grata nga SHBA, Edi Rama e ka emëruar Tom Doshin si drejtues politik dhe shef të fushatës së kandidates së PS-së në Shkodër. Edi Rama bëri sikur e largoi Tom Doshin pas shpalljes Non Grata, po çdo shqiptar e di, e më shumë se kushdo tjetër socialistët shkodranë, e dinë se pa miratimin e Tom Doshit nuk bëhet asgjë.

Edi Rama nuk ndahet nga Non Gratat, të korruptuarit dhe kriminelët. Sepse pa ta, ai, asnjë ditë nuk do të qëndronte në pushtet”, shkruan PD.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë