Subscribe

Një atentat mesnatën e 4 korrikut i mori jetën një 29-vjeçari në Larushk të Krujës, ndërsa u plagosën dy nipërit e tij të moshave 13 dhe 10 vjeç.

 

Objektiv i atentatit ka qenë Gentjan Bejtja, babai i fëmijëve të plagosur, por ai u ka shpëtuar plumbave që lanë të vrarë kunatin e tij, Ramazan Sino. Njëri nga të miturit është në gjendje të rëndë në spitalin e traumës në Tiranë.

 

Autorët hapën zjarr me breshëri drejt oborrit të banesës së Gentjan Bejtjas, ku ai gjendej me fëmijët e tij dhe kunatin. mbi 30 gëzhoja u gjendën në vendin e ngjarjes ,  ndërkohë që 4 prej plumbave kapën 29 vjecarin që punonte si shofer në prokurorinë e apelit.

 

Ndërkohë menjëherë pas ngjarjes së rëndë policia mbërriti në Larushk dhe ngriti postblloqe për të kapur autorët. Këta të fundit u larguan me një makinë, e cila rezulton të jetë e vjedhur e që u gjet më pas nga policia, e shkrumbuar në fshatin Tapizë me 3 kallashnikovë brenda.

 

efektivët e policisë ushtruan kontrolle në 3 banesa, si dhe shoqëruan 3 persona ,  të njohur si të fortët e niklës e që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen: Durim dhe Valter Bami si dhe Mariklen Haka.

 

Vetë Gentjan Bejtja është shoqëruar më herët nga policia për dy atentate, atë ku mbati i vrare Iljaz Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe sulmn ndaj banesës së Markelen Hakës në qershor po të vitit të shkuar, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar.ndërkohë që përpara disa vitesh Bejtja ka qënë polic por më pas u largua nga radhët e uniformave blu.

 

Kjo nuk është hera e parë që Gentian Bejtjas i bëhet atentat. Në vitin 2022 ndaj tij u qëllua me breshëri kallashnikovi, teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja shpëtoi me disa plagë të lehta.

 

Ndërkohë më herët në 2016 atij iu vendos eksploziv në makinë, por edhe në atë kohë shpëtoi pa lëndime serioze. Bejtja rezulton person me precedent penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.

 

Ai është hetuar edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u qëllua për vdekje Lamaj, në shkurt 2013.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *