Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se protestat që ka thirrur së fundi kanë qenë të shkëlqyera, edhe pse pjesëmarrja nuk ishte masive. Ai tha se ato ishin protesta “aty për aty” dhe e kryen funksionin e tyre.
“Aspak i zhgënjyer. Këto nuk janë protesta që kishim parashikuar ne. Për protesta aty për aty ishintë shkëlqyera, e kryen funksionin”, tha Berisha.
Lexo edhe :
Related Posts
I pyetur nëse do të heqë dorë nga drejtimi i opozitës në kushtet kur atij i është hequr imuniteti dhe gjykata pritet të marr një vendim për të, ai tha se është i vendosur për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.
“Asnjë skenar që mund të ndërmarrë Edi Rama nuk më devijon mua nga vendosmëria absolute për ta rrëzuar atë nga pushteti. Ai po vjedh, nuk po qeveris dhe të them që punët i ka të vështira dhe këto akte që bën, të pashembullta, i bën si pazare për të shpëtuar lëkurën ëe e tij por i garantoj se nukido ta shpëtoj dot lëkurën e tij. I ka pazare këto.
Unë nuk jam njeri i pazareve, e kam faktuar këtë. Nuk diskutohet që unë të tërhiqem, përkundrazi do përqendrohem me gjithë potencialin tim për një fitore të shkëlqyer të opozitës”, tha Berisha. /vizionplus.tv







