Zelanda e Re aktualisht po shqyrton një seri propozimesh që synojnë eliminimin e pirjes së duhanit në vend, duke përfshirë një nismë radikale që do të ndalonte shitjen e cigareve te një brez i tërë.

 

Sipas planit ambicioz “Pa duhan në 2025”, Zelanda e Re shpreson të rrisë gradualisht moshën e duhanit të ligjshëm dhe, në fund, të ndalojë shitjen e cigareve tek kushdo që ka lindur pas vitit 2004.

 

Iniciativa gjithashtu kërkon një ulje të konsiderueshme të nivelit të nikotinës së lejuar në duhan dhe vendos kufizime se ku mund të shiten cigare. Qeveria do të përcaktojë gjithashtu një çmim minimal për të gjitha produktet e duhanit.

 

Ministria e Shëndetësisë shpjegoi se ndërsa nivelet e pirjes së duhanit kanë rënë, ka ende shumë punë për t’u bërë.

 

Zelanda e Re është e hapur për komente për planin e veprimit, që u publikua të enjten. Qytetarët do të kenë kohë deri më 31 maj për të ndarë mendimet e tyre mbi këtë çështje, përpara se ajo të hyjë në fazën tjetër të hartimit të ligjit.

 

Ministri i Shëndetësisë, Ayesha Verrall tha se rreth 4,500 banorë të Zelandës së Re vdesin çdo vit nga sëmundjet e lidhura me duhanin. Për këtë arsye, shpjegoi ai, qeveria është e vendosur të luftojë me hapa të shpejtë pirjen e duhanit.

 

Për këtë iniciativë ka edhe kritika. Disa kanë paralajmëruar që kufizimi i shitjes së duhanit do të falimentonte pronarët e dyqaneve. Kufizimet mund “të ushqejnë” gjithashtu një treg të zi për produktet e duhanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *