Të marrësh para borxh edhe për qejf. Të paktën këtë mënyrë duket se po zgjedhin shqiptarët vitet e fundit për të shkuar me pushime gjatë sezonit të verës. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në muajt e verës të këtij viti janë dhënë overdrafte në valutën euro me vlerë 390 mln lekë.
Përgjatë 4 viteve të fundit shuma e dhënë nga bankat e nivelit të dytë për këtë produkt në valutën europiane është dyfishuar.
“Jo vetëm overdrafte për pushime, por edhe ka nga ata që marrin për martesë që nuk bëjnë sens megjithëse kjo e fundit janë me raste sporadike. Por mos të harrojmë që në treg ka shumë kompani që shesin me kredi produktet e tyre”, shprehet ekspeti i ekonomisë Artur Ribaj
Ndonëse rritja më e madhe e dhënies së kësaj forme huaje ka qënë në euro, pesha më e madhe është në lekë, duke bërë që ekspozimi ndaj këtij produkti të jetë më i lartë. Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë gjatë periudhës qershor-gusht të këtij viti ishin dhënë overdrafte me vlerë 1.39 mld lekë për individët.
“Është ndër prduktet më të përdoruara nga konsumatorët, por sa e njohi ata këtë produkt se si duhet të funksionojë nuk e dinë. Funksionon si mnjë kredi që ka interesa shumë të rënda. Fakti që rritja është e madhe dhe me milona euro tregon që ekspozimi ndaj këtij produkti është i lartë duke shkaktuar më shumë rrezik pasi nuk është një hua për të blerë një pasuri, po shërben si hua për konsum”
Periudha tjetër përveç sezonit veror ku rritet fluksi i marrjes së overdrafteve është dhe ai i dimrit konkretisht në muajin dhjetor.
/vizionplus.tv





