E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Otranto, kapet gomonia me drogë

Policia italiane ka neutralizuar nje tjetër grup trafikantesh shqiptar, që transportonin 734 kile mariuhane drejt brigjeve të Italisë. Bëhet fjalë për tre persona në bordin e një gomoneje me motore të fuqishëm që synonin dërgesën e lëndës narkotike në Salento, në veri të Otrantos. Por mjeti lundrues është pikasur nga skafet e patrullës së Guardia Di Financës dhe një aeroplan, i cili vëzhgon nga ajri kanalin e Otrantos. Trafikantet janë arrestuar nga policia ndërsa kanë sekuestruar lëndën narkotike, e cila kap nje vlere prej 7 milione eurosh. Kjo është ngarkesa e radhës e ndaluar nga një grup narko-trafiku nga shqiperia ne drejtim te shtetit fqinj. Nje ditë më parë u neutralizua një bandë ndërkombëtare prej 16 personash e përbërë nga shqiptarë, italianë dhe rumunë dhe u sekuestrua një sasi prej dy tonësh hashash, 10 kile kokaine dhe 90 kile heroine.

Më shumë video

Reklamë