Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
03 May 2026
Vizion fokus

Kontaminoi me helm për minj kavanozat me ushqime për...

Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për tërheqjen e...

EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita firmos një...

Irani përgatit ligjin për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit

Shkelet armëpushimi në Liban, 13 të vrarë dhe dhjetëra...

Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë për marrdhënie...

SHBA kërkon koalicion ndërkombëtar për sigurinë në Hormuz

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të konfliktit me...

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po njohin aftësitë...

Oto Xhon ikën nga Skënderbeu, rikthehet në Kosovë

7 Janar 15:07

Oto Xhon është largimi i parë zyrtar nga Skënderbeu për pjesën e mbetur të sezonit. Ashtu sikundër pritej që të ndodhte, bardhekuqtë janë limituar për të dhënë letrat e futbollistit Nigerian i cili nuk është se tregoi vlera të mëdha me fanelën e Skënderbeut. I ardhur në Korçë si një futbollist që do të bënte diferencën në sulm duke spostuar Guindon në repartin ofensiv të Skënderbeut, pritshmëritë për Oto Xhon ishin të mëdha. Por pas një sezoni e gjysëm në radhët e Skënderbeut mbyllet aventura e tij në Korçë. Trajneri Ilir Daja prej kohësh e kishte nxjerrë jashtë planeve afrikanin dhe klubit i kishte vënë ultimatumin që në këtë hapsirë merkatoje të vinte një emër tjtër në repartin ofensiv. I ndodhur në një situatë të tillë për Oto Xhon çdo sistemim tjetër do të kishte vlerë. Interesi që vinte nga Kosova ishte i madh dhe normalisht që kjo përbënte hapsirën e duhur për Skënderbeun. Në garë ishin Drita e Gjilanit dhe Prishtina por duket se oferta e ekipit të Prishtinës ka bindur bardhekuqtë. Akordi duket se është arritur mes palëve dhe mbeten vetëm disa detaje në kontratë për tu diskutuar. Nga sa bëhet me dije nga burimet pranë klubit, drejtuesit e Skënderbeut dhe të Prishtinës po diskutojnë rreth përqindjes së kartonit të futbollistit. Në kampin kosovar janë të gatshëm të derdhin në arkat e Skënderbeut më shumë se 120 mijë euro për të mbyllur me sukses tratativën, ndërsa në Korçë kërkojnë të mbajnë edhe 20 % të kartonit të lojtarit. Një manovër kjo që ka rezultuar e suksesshme më herët. Në kushte të tilla pritet që gjithçka të finalizohet ditën e sotme. Klubi kryeqytetas nga ana tjetër ka arritur marrëveshjen me sulmuesin e Skënderbeut. Ai do të rikthehet në kampionatin kosovar, teksa më herët ka mbajtur veshur fanellën e Trepça 89’, ku realizoi 25 gola me fanellën e skuadrës nga Mitrovica në sezonin 2016-2017. Oto Xhon pritet të prezantohet te Prishtina në ditët në vijim për të nisur kështu zyrtarisht aventurën me ekipin e kryeqytetit në Superligën Kosovare.

Posted Under:
Sport
Tagged:
Kosovë Merkato Oto Xhon Prishtine Skënderbeu

Nga e njëjta kategori

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi bie nga tribuna

më shumë...

Anis Mehmeti “prek ëndrrën”, sezonin e ardhshëm do të luajë në Premier League

më shumë...

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe Asllani gol dhe asist me Beshiktashin

më shumë...

Gol dhe asist, Qazim Laçi nuk përmbahet në Turqi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:38

Ju ndihmojnë të mësoni dhe të mbani...

10:16

Kontaminoi me helm për minj kavanozat me...

10:05

Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për...

9:45

EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita...

9:38

Pse nuk duhet të anashkaloni hidratimin e...

9:22

Irani përgatit ligjin për kalimin nëpër Ngushticën...

9:07

Shkelet armëpushimi në Liban, 13 të vrarë...

8:34

Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë...

8:18

SHBA kërkon koalicion ndërkombëtar për sigurinë në...

8:02

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të...

7:50

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA

7:45

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po...

7:41

Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri...

7:30

E rëndë në Itali, 15-vjeçari humb jetën...

7:22

Të shtëna me armë në Gjakovë, një...

7:05

7 persona humbin jetën në Gaza pas...

6:59

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e...

6:50

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi...

6:08

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në...

6:06

NATO reagon për largimin e 5 mijë...

Më të klikuarat

  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • U nda nga i dashuri LIVE! Nëna e Indrit flet hapur për vendi...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.