Përmirësimi i cilësisë së jetesës dhe të qenit aktiv dhe të shëndetshëm është dëshira e të gjithëve, por që t’i gëzojmë ato, shpesh harrojmë një detaj të rëndësishëm, parandalimin.Konsultat e herë pas herëshme dhe ekzaminimi në kohë, ka një ndikim të madh në shëndetin e gjithësecilit. Dhe nëse do të flasim për një problem shumë të zakonshëm te njerëzit, është osteoporoza dhe brishtësia e kockave.

Gratë janë më të ekspozuara
Megjithëse miratimi i një terapie adekuate mund ta zvogëlojë këtë rrezik me 65%, në fakt problemi i nëntrajtimit është një realitet, veçanërisht nëse flasim për gratë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për gratë në vendin tonë, por përgjithësisht në të gjithë Europën, numri i tyre është më i lartë se i burrave. Këshillimi i hershëm me mjekët dhe nisja e trajtimit që në fillim të shfaqjes së brishtësisë së kockave mund të shpëtojë jetëgjatësinë e shëndetit të tyre.

Parandalimi
Ka dy lloje të parandalimit; Primar, që ka të bëjë me grupin e zakoneve që reduktojnë rrezikun e brishtësisë së kockave te njerëzit dhe dytësor, që merret me trajtimin e pacientëve të cilët tashmë kanë pasur një frakturë, me qëllim që të shmangin një episod të ri.
Për parandalimin e frakturave të brishtësisë duhet një kujdesje maksimale për stilin e jetesës dhe ushqyerjes duke filluar që nga mosha e hershme. Ecja çdo ditë është një ushtrim i rëndësishëm që nuk duhet ti mungojë rutinës tonë, për ti mbajtur ato sa më të shëndetshme, shkruan Living.

Ajo që ekspertët e shëndetit paralajmërojnë është se ata që kanë pasur një frakturë brishtësie duhet ti kushtojnë shumë vëmendje, pasi kanë një rrezik të madh për të marrë një tjetër brenda dy viteve./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *