Reforma në sistemin energjetik e nisur në 2015, duket se nuk po jep rezultatet e pritshme. Një nga treguesit e kësaj reforme janë humbjet në rrjet, që në vend që të vijnë në ulje, kanë pësuar rritje nga viti në vit. Konkretisht në një nga kompanitë e energjisë Operatori i Sistemit të Transmetimit, humbjet në rrjet kanë pësuar rritje në tre vitet  fundit. Duke ju referuar të dhënave nga Enti Rregullator në 2015 humbjet arrinin në 2.03% ndërsa në 2018 ato u regjistruan në 2.46% në totalin e energjisë së transmetuar.

 

Por përfaqësues të kompanisë dhe të entit rregullator e justifikojnë këtë situatë me rritjen e prodhimit të energjisë. Sipas tyre sa më shumë prodhim, aq më shumë transmetim, e për rrjedhojë është rritur edhe treguesi i humbjeve. Por ekspertë të kontaktuar nga Vizon Plus thonë se treguesi në përqindje i nivelit të humbjeve tregon situatën reale të rrjetit të amortizuar  dhe mungesën e investimeve nga OST.

 

Por sipas të dhënave kjo situatë shoqërohet edhe me një rritje të shpenzimeve që kompania OST do të kryejë për të mbuluar humbjet. Të dhënat zyrtare flasin për një shumë prej 1.4 miliard lekë që do të harxhohen për këtë zë vitin që vjen, një shifër kjo afro 100 milion lekë më shumë se viti aktual.

 

Ky planifikim për rritje të ndjeshme të fondeve për mbulimin e humbjeve vjen në kohën kur OST është zbuluar skandali i dhënies së tenderit me vlerë 11 milionë euro për kompaninë DH Albania, e cila administrohet nga një 26 vjeçar pa asnjë eksperiencë në investime të tilla madhore. Kjo firmë i fitoi milionat për të ndërtuar linjën e tensionit të lartë Burrel-Peshkopi, tender që u anulua pasi u publikuan mashtrimet qe po kjo kompani kishte bere me një tjetër prokurim në lotin e parë të unazës së re.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *