E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Osmani uron Trump: Mezi pres të punoj me administratën e re!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka uruar republikanin Trump dhe kandidatin e tij për nënpresident, Vance për rezultatin e arritur në zgjedhjet e Amerikës.

Osmani, përmes një postimi në platformën “X” shprehet se mezi pret të punojë me administratën e re, dhe të thellojnë lidhjet unike dhe aleancën strategjike mes dy vendeve.

“Shtetet e Bashkuara mbesin partnere të palëkundura dhe të domosdoshme të Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re, dhe të thellojmë lidhjet tona unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, lideren e botës së lirë”, shkruan Osmani.

Vazhdo të lexosh