E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Osmani takohet me O’Brien në New York, zbardhen diskutimet

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar gjatë qëndrimit në Nju Jork me ndihmës-sekretarin e Shtetit Jim O’Brien.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani shkruan se diskutoi mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, integrimin euroatlantik, si dhe paqen e sigurinë në rajon.

“Takimi i radhës me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, për të diskutuar për thellimin më tutje të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndërmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë, si dhe paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin”, shkruan Osmani.

Vjosa Osmani ndodhet për vizitë zyrtare në Nju Jork, në kuadër të Sesionit të 79-të të Asamblesë Parlamentare të OKB-së, ku mori pjesë në samitin e radhës për Ukrainën, ndërsa dje takoi edhe ish-presidentin e SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, si dhe gjeneralin Ëesley Clark. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë