Subscribe

Kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka bërë thirrje deputetëve shqiptarë të miratojnë një rezolutë kundër gjenocidit serb.

 

Nga foltorja e parlamentit Osmani ka deklaruar se Prishtina do të dialogoj me Serbinë vetëm për njohjen e ndërsjellë.

 

VJOSA OSMANI

KRYETARE E KUVENDIT TE KOSOVES

 

“Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje e të dënohet. E jo të shpërblehet. Dhe kjo duhet të jetë e qartë për këdo dhe ta themi me zë të lartë këtu e në çdo vend tjetër të botës. Prandaj edhe i kam bërë thirrje këtij Kuvendi të nderuar që t’i bashkohet Kuvendit të Republikës së Kosovës në miratimin e Rezolutës që dënon gjenocidin serb, sepse vetëm atëherë kur i bashkojmë zërat tanë, ata do të dëgjohen edhe përtej Kosovës e përtej Shqipërisë.”

 

Ndërsa kryeparlamentari Ruçi është ndalur tek gjyqi që po zhvillohet në Hagë ndaj politikaneve kryesore të Kosovës, duke theksuar se udhëheqësit e UÇK kanë qënë në anën e duhur të historisë.

 

 

GRAMOZ RUÇI

KRYETAR I KUVENDIT

“Në gjykimin për të vërtetën, gjithkush mund të ketë interpretimet e veta, por jo faktet e veta. E vërteta është një dhe vetëm një: Kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta.”

 

Sipas Ruçit është qëllimi i komisionit të posaçëm të ngritur nga parlamenti është të konfirmojë këtë të vërtetë për luftën e UÇK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *